Rama: Qeveria gati projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve

Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, duke e konsideruar këtë si kapitullin më sfidues në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda këtij plani do të ngrihet një Operator kombëtar për trajtimin e mbetjeve, i cili do të koordinojë aktivitetet në të gjithë vendin.

Rama vlerësoi përparimet e disa bashkive, duke nisur nga Lezha, që vazhdon të udhëheqë me shembullin e pastërtisë, e më pas Shkodra, Durrësi dhe Himara. Ai theksoi se rezultatet janë më të mira se vitin e shkuar dhe se ritmi i reformave dhe masave ligjore duhet të intensifikohet për të arritur objektivin kombëtar: anëtarësimin në BE deri në fund të dekadës.

Kryeministri u bëri thirrje të gjithë personave me funksion publik, si të zgjedhur ashtu edhe nëpunës shtetëror, të vetëvlerësojnë përkushtimin ndaj këtij kapitulli kritik të negociatave dhe përgjegjësinë për mjedisin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...