“Enver Hoxha vendosi propagandën më koprolalike të kohërave. Nuk i ndodhi gjë nga jashtë. Përkundrazi, vazhdonte si paranojak me fjalime, dhe pasardhësi i tij Edi Rama nuk ka një diktaturë totalitare, por autoritare, por vazhdon edhe ai betejën kundër imperializmit amerikan. Akti i tij në samit është akti më i shëmtuar që një përfaqësues mund të bëjë. Çfarë tregoi ai me të? Ai tregoi urrejtjen e fshehur që ka ndaj presidentit të SHBA.
E ka atë nga trashëgimia hoxhiste, e ke atë nga dosjet e hapura në SHBA, jo një por disa për krimet e tij, e ka atë të paguar nga Sorosi, ato nuk i dimë. Por faktikisht ai është i vetmi që e shfaq, që nuk ngurron ta shfaqë, pavarësisht se jashtë çdo konteksti, thjesht urrejtjes së tij.
- Çfarë do të thotë ajo? Ia tha edhe Shtëpia e Bardhë, ajo paqe në Kaukaz ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme. Aty ka pasur një problem shumë thelbësor për të dy vendet dhe u gjet zgjidhja, u gjet një zgjidhje shumë e mirë, qoftë për Azerbajxhanin, qoftë për Armeninë. Korridori që ishte bllokuar, u shndërrua në korridor të lirë. Kush e kritikoi atë? Vetëm Irani e kritikoi haptas atë marrëveshje dhe e tall Edi Rama, i cili ka pafytyrësinë që në Bled të deklarojë se Europa nuk ka nevojë të presë për planin e paqes përtej oqeanit, se Europa vetë është paqja, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.Kurse parmbrëmë deklaronte në kthesë, se presidenti po kthen emrin paqe në fjalorin e harruar të Perëndimit.
Me individë si ky, me krerë të narkoshtetit, Shqipëria po shkon në greminë. Ndaj dhe ne duhet të ndërmarrim një përpjekje të madhe e të fuqishme në radhë të parë me strukturat, anëtarësinë dhe mbështetësit tanë, me qytetarët shqiptarë, për të shpëtuar vendin nga ky kryeministër që kryeson një organizatë kriminale të bazuar në krimin, drogën, njëlloj si Enver Hoxha, që e kishte organizatën kriminale të bazuar në ideologjinë dhe luftën e klasave,” tha Berisha