Rama: Nuk ka paqe me ndërtuesit për standardet, respektoni lejet e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te problematikat e ndeshura në sektorin e ndërtimit, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ketë paqe me ndërtuesit për standardet në zbatimin e projekteve.

Në një takim me sipërmarrës mbi Paqen Fiskale, Rama kërkoi që sektori i ndërtimit të performojë me maksimumin e përgjegjshmërisë.

“Paqe me ndërtuesit nuk ka. Ka Paqe Fiskale për të gjithë, por paqe për standardet me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba-këmbës mua edhe gjithë çfarë janë që varen nga unë. Pastaj keni ca bashki që mund të bëni letra çfarë të doni, vazhdoni bëjini, por po u kapët nuk j’ua ka fajin njeri. Paqe me ndërtuesit nuk ka dhe nuk ka për të pasur pikërisht se është sektori kryesor dhe duhet të performojë me maksimumin e përgjegjshmërisë”, tha Rama.

Rama paralajmëroi po ashtu ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit që do të hyjnë në listën e zezë , duke mos përfituar më leje ndërtimi për shumë vite.

“Fatkeqësisht vetëdijësimi i ndërtuesve për ligjin dhe për përgjegjësinë e tyre shumë të madhe në raport me shoqërinë dhe vendin është ende në shkallë shumë të ulët. Standardet e zbatimit të projekteve janë ende larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen si dëme kolaterale vazhdojnë të jenë prezente”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se blloku i ri i masave ligjore lidhur me ndërtimin do të ndihmojë për të rritur cilësinë në ndërtim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...