Rama nga Brukseli: Për herë të parë zgjedhim vetë me kë “martohen” shqiptarët

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e integrimit europian duke hapur edhe katër grupkapituj të tjerë në negociatat me Bashkimin Europian. Lajmi u konfirmua gjatë një konference të përbashkët në Bruksel mes kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Kryeministri Rama e përshkroi këtë moment si historik, duke theksuar se për herë të parë vendi ka mundësinë të zgjedhë vetë “me kë të martohet”, duke iu referuar BE-së si një “perandori vlerash, të drejtash dhe sigurie”.

Ai nënvizoi se vetëm gjatë 11 muajve të fundit Shqipëria ka hapur pesë grupkapituj, një ritëm që sipas tij përbën rekord. Rama shprehu ambicien që deri në fund të vitit të hapet edhe grupkapitulli i fundit.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu mbështetjen e vendeve anëtare, mes tyre edhe Danimarkës, duke e cilësuar përkrahjen e popullit danez si një sinjal të fortë pozitiv. Nga ana e saj, Komisionerja Kos vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe tha se procesi i reformave duhet të vijojë me të njëjtin intensitet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...