Rama mbyll takimin me kryebashkiakët, u jep porositë: Të ngrihet një task forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor për…

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin me krerët e bashkive dhe në përfundim u dha porositë për çfarë diskutuan.

“Këto punë që folëm t’i bëjmë të gjitha dhe sa më mirë’, u tha Rama kryebashkiakëve.
Ndër të tjera kreu i qeverisë tha: “Jemi duke punuar dhe riparuar sistemin e mbledhjes së mbeturinave. Flas për mbeturinat që janë problem, sidomos në sezonin turistik, në zona që nuk janë urbane. Është e domosdoshme të ngrihet një task forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, gjë që është ngarkuar ministri i Mjedisit dhe Pushtetit Vendor, nga sensibilizimi te hapat që duhen marrë.

Ndërkohë që ne po bëjmë gati një ndryshim të rëndësishëm ligjor sa i përket planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Sot kemi tre struktura, që do të bashkohen bashkë sepse duhet t’i japim rëndësi strehimit. Për këtë po punojmë me disa projekte të veçanta, sic jemi zotuar.
Me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes kemi diskutuar lidhur me krijimin e një ure bashkëpunimi. Kam parasysh edhe infrastrukturën mbrojtëse, hidrovoret që janë themelore për të mbrojtur tokat dhe shtëpitë nga përmbytjet dhe për të siguruar mirëfunksionimin e këtij sistemi.
Këtu kemi nevojë për ju; na duhet dhe do të duhet t’i përcillni ministrit të Pushtetit Vendosr analizën për pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes. Duke pasur një format për pikat e dobëta dhe prioritetet, na ndihmon të kanalizojmë financimet për ndërhyrje që do të rriten në mënyrë të ndjeshme, duke futur në punë edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Kemi bërë plan për të rritur kapacitetet e brendshme”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...