Rama: Krijojmë Agjencinë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se ka nisur puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit.

Kreu i qeverisë, e bëri deklaratën gjatë podkastit “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës”, ku u shpreh se kjo agjenci do të adresojë një sërë problematikash, si nga rritja e volumit të cilësisë së investimeve për strehim social te mundësia e strehimit nën çmimet e tregut.

Një tjetër element, sipas Ramës në fokus të kësaj agjencie do të jetë edhe fuqizimi i kapaciteteve vendore në fushën e planifikimit dhe deri te lehtësimi i proceseve të zhvillimit urban.

“Kjo agjenci do të menaxhojë edhe fondin e gjelbër, të cilin do ta krijomë me kontributet në pemë, që sipas ndryshimeve ligjore në fuqi janë detyrim i ndërtuesve në raport me metrat katrorë në ndërtim”, tha Rama.

Agjencia Kombëtare ë Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit do të trajtojë në një mënyrë të re çështjen e strehimit, duke u fokusuar si te strehimi social, ashtu edhe te incentivimi për krijimin e mundësive që kategori të ndryshme shoqërore të kenë akses në banesa me çmime më të përballueshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Perlat Musta , legjenda e portës shqiptare : Unë erdha Perlat , Partizani më bëri Mustë

TIRANË , 31 gusht 2026/Albania Express News/-Nga një djalë...

Zjarret në Shqipëri/ 26 vatra në 24 orë, 4 vijojnë aktive, problematika në malin e Dajtit

TIRANË , 31 gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Mbrojtjes...

AF Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

ELBASAN  , 31 gusht 2026/Albania Express News/- AF Elbasani...