Kryeministri Edi Rama gjatë episodit të dytë të sezonit të 5 të podkastit “Flasim”, nisi me rubrikën e “Shënimeve të Javës”, ku u ndal në disa nga zhvillimet më kryesore të javës.
Rama e nisi me vizitën që zhvilloi në klubin sportiv të Real Madritit, përpara disa ditësh, me ftesë sipas Kryeministrit të “Presidentit legjendar të madrilenëve, Florentino Pérez”.
“Para pak ditësh pata kënaqësinë të vizitoj klubin e Realit të Madridit, me ftesë të Presidentit Florentino Perez”, tha Rama.
“Së shpejti do të hapet rruga që pas Akademisë së Manchester City edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit të vijë në Shqipëri. Jo në Durrës po në Vlorë, ku dua po ashtu të sjellim edhe Universitetin e Sporteve të Realit të Madridit, një qendër ekselence e arsimit të lartë, e cila formon profesionistët e sportit, nga menaxherët tek mjekët sportivë”, theksoi kryeministri Rama.