Rama: Gjirokastra, destinacion kryesor për turistët e huaj

Gjirokastra po konsolidohet si një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëri, duke tërhequr çdo vit një numër gjithnjë e në rritje vizitorësh, kryesisht të huaj. Si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, qyteti i gurtë tërheq turistët me historinë, kulturën dhe mikpritjen e tij të veçantë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet e disa prej vizitorëve që kanë përjetuar magjinë e Gjirokastrës. Nga janari deri në korrik 2025, qyteti ka mirëpritur rreth 500 mijë vizitorë.

Turistët e huaj vlerësojnë veçanërisht bukuritë natyrore, historinë, ushqimin dhe mikpritjen shqiptare. Një turist nga Zvicra tha: “Bëmë udhëtimin e parë me makinë në Shqipëri dhe përjetuam një përvojë të shkëlqyer. Ushqimi ishte fantastik dhe njerëzit shumë të sjellshëm.”

Edhe vizitorët nga SHBA dhe Gjermania ndanë përshtypje pozitive, duke theksuar historinë, natyrën dhe atmosferën e mrekullueshme të qytetit. Një turiste gjermane tha: “Gjirokastra është një nga vendet më të bukura që kam vizituar në jetën time. Ejani ta vizitoni!”

Qyteti i gurtë është i njohur për shtëpitë karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha. Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku i Antigonesë mbeten atraksionet kryesore për turistët, duke u kthyer në pika të domosdoshme për çdo guidë turistike.

Gjirokastra ofron një paketë të plotë turistike, ku historia, kultura, natyra dhe mikpritja shqiptare bashkohen për të krijuar një përvojë të paharrueshme për çdo vizitor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME