Rama: Futja e AI në Shëndetësi, prioritet i mandatit të katërt të qeverisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se futja e Inteligjencës Artificiale në sistemin e shëndetësisë është një prioritet kryesor i mandatit të katërt të qeverisë. Deklaratën e bëri gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Rama theksoi se transformimi i sistemit shëndetësor nuk lidhet vetëm me strukturën, por edhe me përmbajtjen e shërbimeve që ofrohen për qytetarët. “Dy shtylla kryesore të këtij transformimi janë zgjerimi i aleancave dhe integrimi i Inteligjencës Artificiale në shërbimet shëndetësore,” tha ai.

Në kuadër të këtyre prioriteve, qeveria ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi midis QSUT dhe universiteteve për të krijuar sinergji me institucionet private si Vita dhe Saslute. Po ashtu, janë planifikuar një universitet i ri mjekësor në Fier dhe një spital ekselence që do të shërbejë edhe për turizëm shëndetësor, sidomos gjatë sezonit veror.

Rama shtoi se janë në diskutime për partneritete me kompani të njohura britanike në fushën e AI për shëndetësinë. Ai nënvizoi se teknologjia nuk zëvendëson edukimin dhe specializimin e lartë të mjekëve, por është një mjet që rrit shpejtësinë dhe efektivitetin e shërbimeve, sidomos në vendet në zhvillim.

“Jetojmë në një kohë të progresit eksponencial. Na takon të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe t’i mbështesim me investimin e duhur për të pasur sukses,” përfundoi kryeministri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....