Rama: Drejtësia e pavarur është kusht për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se konsolidimi i pavarësisë së sistemit gjyqësor është një nga misionet më të rëndësishme kombëtare, duke e lidhur drejtpërdrejt me perspektivën e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, Rama kujtoi “vendimin historik të ekzekutivit për të mbajtur duart larg nga vendimmarrjet e prokurorëve dhe gjykatësve”, duke e cilësuar këtë si një provë që duhet të mbrohet dhe të forcohet.

“Ne nuk kemi ndërhyrë asnjëherë në përmbajtjen e një çështjeje të drejtësisë dhe nuk do ta bëjmë këtë as sot e as nesër”, u shpreh kryeministri, duke theksuar se ky është një proces i vështirë, por vendimtar për të ardhmen.

Rama paralajmëroi se çdo hap prapa do të rrezikonte jo vetëm konsolidimin e shtetit të së drejtës, por edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai e quajti pavarësinë e drejtësisë “një lindje të dhimbshme” në një realitet historikisht të ndotur nga ndikimet politike, por një zgjedhje e pakthyeshme për qeverinë.

“Largimi i duarve të pushtetit ekzekutiv nga gjykatat dhe prokuroritë është një premisë e domosdoshme për një drejtësi funksionale dhe demokratike. Kjo nuk bëhet për Brukselin apo Parisin, por për të garantuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve tanë”, theksoi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME