Rama: Diplomacia ekonomike pika më e dobët e ambasadave shqiptare

Kryeministri Edi Rama e konsideron diplomacinë ekonomike si hallkën më të dobët të punës së ambasadave shqiptare. Gjatë takimit tre ditor me ambasadorët, ai theksoi se kontributi i përfaqësive tona në këtë fushë është thuajse inekzistent.

“Sa i përket politikës së jashtme, qeveria ka bërë punën më të lehtë, por ambasadat duhet të fokusohen tek intensifikimi i lidhjeve ekonomike me botën”, tha Rama. Ai shtoi se marrëdhëniet me vendet kryesore të Gjirit janë në një nivel të lartë, dhe presioni është që shërbimi diplomatik të ngrihet në të njëjtin standard.

Rama nënvizoi nevojën për prioritizim të diplomacisë ekonomike, duke shfrytëzuar ndikimin e Shqipërisë në Europë dhe më gjerë, për të arritur rezultate konkrete.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...