Qeveria Rama 4 nën akuzë: Berisha kundër “pushtetit permanent” dhe kompozimit të parlamentit

Pak pas prezantimit të qeverisë së re nga kryeministri Edi Rama, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi për herë të parë duke kritikuar ashpër qëndrimin e Ramës dhe duke e cilësuar atë si mbështetës të “teorisë së pushtetit të vazhdueshëm”.

Berisha tha se Rama po përdor opozitën si një “stoli”, duke shfrytëzuar praninë e saj në Kuvend për të justifikuar vazhdimësinë në pushtet deri në vitin 2050, siç e kishte deklaruar më parë. Ai e quajti vendimin e kryesisë së PD-së për të hyrë në parlament si një “vendim jo i lavdishëm” dhe theksoi nevojën për hapje të plotë ndaj anëtarëve të partisë dhe demokratëve.

Gjithashtu, Berisha kritikoi përbërjen e parlamentit, të cilin e quajti “narko-parlament”, duke akuzuar se në të janë përfaqësuar grupe kriminale dhe individë të përfshirë në skandale korruptive dhe kriminale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME