Të gjithë ministrat e kabinetit Rama ndodhen në selinë e Këshillit të Ministrave, ku ka nisur mbledhja e qeverisë. Në axhendë priten disa projektvendime për t’u diskutuar, përfshirë edhe projektvendimin për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, prefekti i Tiranës e dorëzoi atë në Këshillin e Ministrave. Ende nuk dihet se kush po drejton mbledhjen, nëse kryeministri Edi Rama apo zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Pritet që në vendim të specifikohet nëse ai do të hyjë në fuqi menjëherë apo pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Më pas, vendimi do t’i shkojë Presidentit Bajram Begaj për dekretim.
Dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja pritet të vonohet, pasi avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se vendimin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

