Qeveria në detyrë e Kosovës ndan nga 100 euro për çdo student në fillim të vitit akademik

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për të ndihmuar financiarisht studentët në prag të fillimit të vitit të ri akademik. Secili student që plotëson kriteret do të përfitojë nga 100 euro mbështetje të menjëhershme, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë mbledhjes së kabinetit ekzekutiv.

Sipas Kurtit, pavarësisht se formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit është ende pezull, ekonomia e vendit po shënon rritje të qëndrueshme, me 4.58% rritje të PBB-së në tremujorin e dytë të këtij viti dhe 10% më shumë të ardhura buxhetore krahasuar me një vit më parë.

“Si qeveri që ka për bazë interesin e qytetarëve, kemi dëshmuar se rritjen ekonomike e ndajmë me të gjithë. Kur rritja ndahet, ajo shumohet. Kur zvogëlohet pabarazia, rritet kërkesa dhe performanca ekonomike. Sot miratojmë ndarjen e nga 100 eurove për çdo student që i plotëson kriteret, që ata dhe familjet e tyre ta kenë më të lehtë përballimin e kostove të fillimit të vitit të ri akademik,” – deklaroi Kurti.

Kreu i qeverisë në detyrë njoftoi gjithashtu se mbështetja për studentët do të zgjerohet përtej këtij bonusi fillestar. Ai paralajmëroi bursën e mobilitetit për studentët e nivelit “Bachelor”, një masë e përhershme që synon të ndihmojë ata që studiojnë larg vendbanimit të tyre.

“Kjo bursë do të jetë mbështetje e vazhdueshme për studentët në nevojë, dhe shuma e saj do të varet nga distanca ndërmjet vendbanimit dhe universitetit ku studiojnë. Sa më larg universiteti, aq më e madhe do të jetë mbështetja,” – shtoi Kurti.

Vendimi pritet të lehtësojë barrën financiare të mijëra studentëve në Kosovë dhe të nxisë aksesin më të gjerë në arsimin e lartë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...