Partia Socialiste ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Vendimi i maxhorancës u bë publik sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja argumentoi se pas largimit nga detyra të Ballukut, tashmë ka një realitet të ri dhe SPAK mund t’i vijojë hetimet edhe pa masën e arrestit.
Rekomandimi i PS-së është depozituar tashmë në Kuvend, ku ndodhet edhe rekomandimi i demokratëve që kërkojnë hapjen e rrugës për arrestimit të ish-zv.kryeminsitres.
Votimi në Parlament është parashikuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, në të njëjtën ditë kur demokratët kanë paralajmëruar një protestë kombëtare.
Përditësimet LIVE
11:38 “Nëse SPAK do të luftojë korrupsionin, të hetojë privatizimin e 4 HEC-eve nga PD”, Rama: E bënë ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit me llapën jashtë
Gjatë analizës për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë kohës që drejtohej nga Belinda Balluku, kryeministri Rama i kujtoi SPAK-ut se mund të hetojë procesin e privatizimit të katër hidrocentraleve në favor të KURUM.
Sipas tij kompania mori hidrocentralet pasi qeveria e PD-së deri në 2013 nuk i rimbursoi TVSH-në.
11:25 “Gazi i Zegjinesë”, Rama ironizon Bardhin: I vetmi burrë në historinë e botës që është marrë në mbrojtje nga Helsinki, prej sulmit të një gruaje
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS këtë të hënë, teksa u lexua raporti i PS në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama u ndal edhe te akuzat që janë hedhur nga opozita.
Kreu i PS iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke i kujtuar humbjen që pati në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit.
“Belinda Balluku e çoi PD për jufka në Dibër dhe e asfaltoi Gazment Bardhin në Fier”, u shpreh kryeministri.
11:12 “Vijën e kuqe nuk e shkel për Belinda Ballukun dhe për asnjë”, Rama në mbledhjen e grupit të PS: S’e kam as të mundur dhe as të lejuar
Ndërsa e konfirmoi si drejtuese qarku për Fierin në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do ta shpallë as fajtore dhe as të pafajshme Belinda Ballukun në lidhje me ato që SPAK po heton.
Ai tha se vijën e kuqe që ka vendosur për të gjithë socialistët pas vënies në funksion të reformës në drejtësi, nuk do ta shkelë as në rastin e saj.
11:05 Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të vijojë të drejtojë qarkun në zgjedhjet e ardhshme
Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres.
10:59 PS refuzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Ndaj saj s’ka asnjë akuzë për vjedhje a korrupsion, disa mesazhe pas 6 vitesh…
Pas leximit të raportit të PS për refuzimin e kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Belinda Ballukut, ka folur në mbledhjen e grupit socialist edhe kryeministri Edi Rama.
Rama u shpreh se ndaj saj nuk ka akuzë as për vjedhje dhe as për korrupsion, por dyshime për shkelje barazie në tendera, që si
10:54 “Balluku nuk mund t’i prishë provat, s’ka rrezik të largohet nga vendi”, PS refuzon kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres
PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se nuk e pengon hetimin.
“Në përfundim ne si anëtarë të mazhorancës në Këshillin për Imunitetet arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me masën më të rëndë të arrestimit me burg apo në shtëpi”, tha Ulsi Manja.
10:28 Mblidhet grupi parlamentar socialist, Ulsi Manja prezanton raportin e PS mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut: Narrativa e Prokurorisë, hipotetike
Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku Ulsi Manja prezanton raportin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

