PS kërkon hetim për deputetët Bardhi dhe Kreka pas incidenteve në Kuvend

Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për të vlerësuar masën disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka. Kërkesa, e drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, pason incidentet e ndodhura gjatë seancës për miratimin e programit qeverisës dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas PS-së, deputeti Gazment Bardhi ka goditur disa herë me mjete të forta drejt Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, ndërsa deputeti Fidel Kreka ka kryer të njëjtën shkelje. Për shkak të këtyre incidenteve, Kryetari i Kuvendit ka kaluar në procesin e votimit sipas Rregullores së Kuvendit.

Programi qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërja e Këshillit të Ministrave u miratuan me 82 vota pro, pasi seanca u shkurua në vetëm 25 minuta për shkak të bllokimit të foltores nga opozita. Konflikti lidhej me kundërshtimin e emërimit të Diellës si ministre për Inteligjencën Artificiale. Mazhoranca kërkoi kalimin në votim, ndërsa opozita abstenoi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME