Sot, të premten, në Prishtinë pritet të mbahet një protestë kundër propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Tubimi protestues organizohet nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, në bashkëpunim me organizatën “Përpjekja”, dhe vjen pas raportimeve për një shtrenjtim të mundshëm të rrymës.
Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të nisë në orën 13:00, me pikë grumbullimi pranë objektit të KEDS-it. Më pas, protestuesit do të marshojnë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë, kompania KESCO ka propozuar një rritje prej 21.4 për qind të çmimit të energjisë elektrike, duke bërë të ditur se vendimi përfundimtar do të merret nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pas përfundimit të procesit të shqyrtimit.

