Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë sekretarin organizativ të PD-së, Ervin Minarolli, për shkak të problematikave që u shfaqën në protestën e opozitës të hënën në mbrëmje, ku në fund të saj drejt kryeministrisë u hodhën lëndë plasëse Molotov.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, pasi në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit Nr. 8773, “Për tubimet”, neni 10.”
Kujtojmë se policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona në lidhje me protestën e së hënës të PD-së, ku në fund të saj u përdorën mjete shpërthyese dhe u lënduan 3 policë, një fotograf dhe një protestues.

