Propozimi për edukimin e numrit të deputetëve!

Nga Alban Daci

Argumenti se zvogëlimi i numrave të deputetëve me uljen e numrin e popullsisë nuk qëndron! Pse nuk qëndron? Sepse, me miratimin e ushtrimit të votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë, numri i votuesve jo vetëm nuk zvogëlohet, por ka shumë gjasa të rritet, e për pasojë nuk duhet të zvogëlohet numri i deputetëve, por duhet të rishikohen formula e forma të reja të përfaqësimit të gjerë të “sovranitetit” të popullit të deleguar në Parlament.

Argumenti se ulja e numrit të deputetëve do të përmirësojë cilësinë e parlamentarizmit! As ky argument nuk ka asnjë provë historike apo empirike. Problemi i cilësisë së parlamentarizmit varet nga kultura politike, sistemet partiake, funksionimi dhe demokratizimi i brendshëm i partive politike, faktorë të tjerë sociologjikë e pse jo antropologjikë.

Argumenti se ulja e parlamentarëve do të ishte i dobishëm për faktin se kemi pasur deputetë që kanë “ngordhur” karrike dhe nuk kanë pasur asnjë funksion konkret! As kjo nuk qëndron! Numri i deputetëve rrit mundësinë konkrete të përfaqësimit edhe të qytetarëve në skajet më të largëta. Sigurisht, duhet të rishikohen funksionet dhe kompetencat e deputetëve në kornizën kushtetuese, sesa duke i rënë shkurt me zvogëlimin ose reduktimin e numrit të deputetëve.

Ndryshimet e kësaj natyre të kushtetutës nuk mund të ndodhin më përmes Kuvendit apo ushtrimit të votimit të këtij të fundit, por duhet të aplikohet më në fund referendum! Kjo lloj reforme kushtetuese prek interesa dhe përfaqësime të gjëra dhe, për pasojë, qytetarët duhet të kenë të drejtë të shprehin aprovimin apo mosaprovimin.

Bikameralizmi i Parlamentit do të ishte reforma më e rëndësishme, sepse tashmë, me aprovimin e ushtrimit të votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë, që për nga numrat përbëjnë shumicën në krahasim me ata që jetojnë në Shqipëri, kërkon mundësinë e tyre kushtetuese që jo vetëm të votojnë, por edhe të kenë mundësi reale përfaqësimi! Kodi aktual zgjedhor u heq mundësinë e përfaqësimit, sepse, pavarësisht nga pjesëmarrja e tyre në votim apo nga preferencat e tyre të shprehura përmes votës, nuk prodhuan asnjë mandat!

Gjithashtu, realiteti i shqiptarëve në rajon e dhe jo vetëm, duhet menduar seriozisht për një mundësi më serioze përfaqësimi! Shqipëria ka nevojë për një dhomë të dytë, që mund të quhet Senat, “Dhoma e Rajoneve”, “Oda e Krahinave”, “Oda e Lartë”, duke krijuar ekuilibra të nevojshme e të domosdoshme!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...