Prokuroria kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarit e përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla, seanca zhvillohet në masa të rrepta sigurie

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar sot, në seancën gjyqësore, caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për dy nga tre të arrestuarit e parë, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Bëhet fjalë për shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, për të cilët prokurori i çështjes, Gjergji Ceka, ka paraqitur kërkesën zyrtare me objekt “Vlerësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”.

Kërkesa është regjistruar që ditën e enjte në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa sot, nga ora 10:00, po mbahet seanca për vlerësimin e masave. Procesi kryesohet nga kreu i Gjykatës së Elbasanit, gjyqtarja Elis Dine, dhe zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.

Ndërkohë, një zhvillim i rëndësishëm vjen edhe për personin e tretë të ndaluar, Nevzat Spaho, i arrestuar në Prrenjas, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për Spahon, e cila pritet të shqyrtohet gjatë fundjavës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të organizimit dhe ekzekutimit të vrasjes së Edmond Mëhallës vijojnë me intensitet, ndërsa pritet që seanca e sotme e së premtes të sjellë zhvillime të reja në dosjen e bujshme që ka tronditur opinionin publik të Elbasanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit në BE, Shqipërisë po i buzëqesh fati

Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim...

Erëra të forta dhe përmbytje në Greqi , dallgët në det deri në 4 metra të larta

Greqia ka kaluar një 24-orësh jashtëzakonisht të vështirë për...

Përtej Varshavës dhe Valencias, Shqipëria e Sylvinhos mes “tavanit” dhe shpresës

Nga Endi Tufa Fërshëllima e fundit në ndeshjen ndaj Ukrainës...