Prokuroria e Tiranës liron mjekun që përndoqi moderatoren sportive

Mjeku psikiatër nga Kosova, Behar Kamberi, i arrestuar nga Policia e Tiranës pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive Albana Bejko, është liruar me vendim të Prokurorisë së Tiranës.

Moderatorja kishte pretenduar se ishte përndjekur nga Kamberi, por pas shqyrtimit të mesazheve të dërguara prej tij, prokuroria arriti në përfundimin se ato përmbanin shprehje sentimentale dhe nuk përbënin kërcënim apo intimidim. Mesazhe të tilla si: “Të dua, dëshiroj të martohem me ty” dhe “Jam ardhur nga Kosova vetëm për ju” u cilësuan si komunikim personal, jo si elementë të veprës penale të përndjekjes.

Gjatë marrjes në pyetje, Kamberi ka pranuar mes lotësh se kishte ardhur në Tiranë për t’i shprehur ndjenjat dhe për t’i propozuar martesë moderatores, duke theksuar se nuk e kishte kanosur apo kërcënuar asnjëherë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria vendosi lirimin e menjëhershëm të mjekut, duke urdhëruar që procedimi penal ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME