Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar zyrtarisht kalendarin e ndeshjeve të “Abissnet Superiore” për katër javët e ardhshme, duke nisur nga java e 12-të deri në javën e 15-të të kampionatit. Sipas njoftimit, sfidat do të zhvillohen me një ritëm të ngjeshur, duke përfshirë edhe një javë të plotë në mesjavë.
Java e 12-të është programuar të luhet këtë fundjavë, më 22 dhe 23 nëntor. Java e 13-të do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 nëntor, ndërsa java e 14-të është vendosur të luhet në mesjavë, më 3 dhe 4 dhjetor. Seria mbyllet me javën e 15-të, e cila do të luhet më 7 dhe 8 dhjetor.
Ndër sfidat që tërheqin më shumë vëmendjen, veçohet ndeshja Dinamo City – AF Elbasani, e cila do të luhet më 22 nëntor në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, për shkak të interesit të lartë dhe pritshmërive për pjesëmarrje masive të tifozëve.

Abissnet Superiore – Java 12
FK Vora – Teuta – 22.11.2025, 16:00
Egnatia – Bylis – 22.11.2025, 16:00
Dinamo City – AF Elbasani – 22.11.2025, 19:00 (Air Albania)
Partizani – Vllaznia – 23.11.2025, 16:30
Flamurtari – Tirana – 23.11.2025, 16:30
Abissnet Superiore – Java 13
AF Elbasani – Partizani – 28.11.2025, 18:00
Vllaznia – Teuta – 28.11.2025, 18:00
Bylis – Dinamo City – 29.11.2025, 13:30
Flamurtari – FK Vora – 29.11.2025, 16:30
Tirana – Egnatia – 29.11.2025, (ora për t’u përcaktuar)
Abissnet Superiore – Java 14
Teuta – AF Elbasani – 03.12.2025, 16:30
Partizani – Bylis – 03.12.2025, 16:30
Dinamo City – Tirana – 03.12.2025, 19:30
FK Vora – Vllaznia – 04.12.2025, 13:30
Egnatia – Flamurtari – 04.12.2025, 16:30
Abissnet Superiore – Java 15
Bylis – Teuta – 07.12.2025, 13:30
Tirana – Partizani – 07.12.2025, 18:00
Egnatia – FK Vora – 08.12.2025, 16:00
AF Elbasani – Vllaznia – 08.12.2025, 19:00
Flamurtari – Dinamo City – 08.12.2025, 19:00



