Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë arrin në nivelet më të larta historike

Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë dekadës së fundit, duke arritur nivelet më të larta në vitet 2022–2024, sipas të dhënave zyrtare të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), që mbulojnë periudhën 1962–2024.

Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi i energjisë elektrike ka filluar në vitin 1962 me kapacitete shumë të kufizuara, kryesisht nga njësitë e Termocentralit Kosova A. Gjatë dekadave në vijim, prodhimi ka shënuar rritje graduale, me zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe vënien në funksion të njësive të reja.

Një rritje e dukshme vërehet pas vitit 1984, kur prodhimi realizohej nga pesë njësitë e TPP Kosova A dhe dy njësitë e TPP Kosova B, duke arritur mbi 5600 GWh në fund të viteve ’80. Megjithatë, periudha e viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000 karakterizohet nga luhatje dhe rënie të prodhimit, si pasojë e faktorëve teknikë dhe zhvillimeve të përgjithshme ekonomike.

Nga viti 2009 e tutje, prodhimi i energjisë elektrike hyn në një fazë të re rritjeje, me funksionimin e tri njësive të TPP Kosova A dhe dy njësive të TPP Kosova B. Kulmi është arritur në vitin 2022, me një prodhim prej rreth 6663 GWh, ndërsa nivele të larta mbi 6000 GWh janë ruajtur edhe në vitet pasuese.

Në këtë grafik mund të shihni një pasqyrim të prodhimit të energjisë elektrike gjatë viteve 1962–2024:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...