Presidenti Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një mandat katërvjeçar.

Ky komitet ka për qëllim të mbështesë federatat anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.

Zgjedhja e Presidentit Duka në këtë strukturë përbën një vlerësim të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për kontributin e tij shumëvjeçar në arenën ndërkombëtare, ku ai prej vitesh është gjithashtu Zv.President i UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe Kryetar i Komitetit të Medias në UEFA.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Euroja dhe dollari humbin terren ndaj lekut në javën e dytë të prillit

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Monedhat e huaja...

“Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Cërrik, Këlcyrë, Lushnjë dhe Poliçan

TIRANË, 10 prill/Albania Express News/ Këshilli i Ministrave miratoi...