Prefekti i Korçës , Nertil Jole aktivizon strukturat për sigurinë rrugore gjatë dimrit

Prefekti i Korçës, Nertil Jole, ka vënë në veprim strukturat për të marrë masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe lëvizjes normale gjatë periudhës së dimrit.

Në kuadër të masave përgatitore për administrimin e Emergjencave Civile dimërore, Jole, mblodhi drejtorin e Rajonit Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar, shefin e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pranë DVP Korçë, përfaqësues të bashkive të qarkut si edhe subjektet kontraktore që mirëmbajnë akset kryesore nacionale e turistike në qarkun Korçë.

Në rolin e kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile të qarkut, prefekti i Korçës, kërkoi nga subjektet që për të gjitha akset kryesore nacionale nga Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Bilisht (doganë), aksi i ri Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik dhe aksi i vjetër drejt Ersekës, si dhe rrugët turistike Voskopojë, Dardhë e Prespë, të zbatohen rigorozisht termat kontraktuale në kuadër të përgjegjësise direkte që ata kanë për mirëmbajtjen dimërore të këtyre segmenteve rrugore.

“Të gjitha subjektet kontraktore duhet të marrin masat e nevojshme përgatitore, të kenë identifikuar që tani zonat më me risk referuar problematikave të konstatuara gjatë sezoneve të kaluara, përqëndrimin e sasive të matarialeve e kripës, automjetet borëpastruese dhe personelin e nevojshëm manovrator, duke qëndruar në gatishmëri të plotë për çdo situatë”, u shpreh prefekti gjatë takimit.

Jole tha se, bashkëpunimi me strukturat e policisë rrugore është kyç, në funksion të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve. Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e sensibilizimit dhe njoftimit të qytetarëve në kohë, për ato raste kur parashikimet e motit sinjalizojnë situata më të ngarkuara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Vajzat Kuqezi drejt Qipros, për të ruajtur statusin në Grupin B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e vajzave ka nisur prej të dielës pasdite...

Rubio dhe Lavrov diskutime “kokë më kokë”, Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mund të...

Rikthehet Champions League, Chivu synon të ruajë perfeksionin

Pasi arkivoi transfertën e suksesshme ndaj Romës, Interi përgatitet...