“Pranverë” çel sezonin artistik në Durrës, mbrëmje magjike me Orkestrën e Harqeve

Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe tinguj të bukur muzikorë u zhvillua në Durrës, ku në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Orkestra e Harqeve solli për artdashësit koncertin “Pranverë”, duke shënuar çeljen zyrtare të sezonit artistik.

Koncerti përfaqësoi edhe performancën e parë të këtij formacioni, duke sjellë një fillim premtues për një kalendar të pasur aktivitetesh përgjatë vitit. Sipas organizatorëve, janë planifikuar plot 18 koncerte, ku do të përfshihen gjithashtu banda frymore dhe kori i të rinjve.

Publiku i pranishëm pati mundësinë të shijojë vepra nga kompozitorë të njohur botërorë si Edvard Grieg, Antonio Vivaldi dhe Maurice Ravel, të interpretuara me mjeshtëri nga artistët.

Nën dirigjimin e Gridi Kraja dhe me interpretimin e solistes në flaut Majlinda Spiro, koncerti krijoi një atmosferë të veçantë artistike, duke u mirëpritur ngrohtësisht nga publiku.

Ky aktivitet shënon një nisje të suksesshme të sezonit kulturor në qytet, duke premtuar një vit të pasur me evente artistike dhe promovim të talenteve vendase.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME