“Po shantazhohem nga BE”, Zelensky akuzon aleatët europianë: Duan të hap tubacionet për naftën ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar aleatët evropianë se po përpiqen ta “shantazhojnë” Kievin për të rihapur një tubacion që transporton naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë.

Ai tha se rikthimi i rrjedhës së naftës ruse përmes Ukrainës drejt Bashkimit Evropian do të ishte i barabartë me heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës.
Ukraina thotë se tubacioni sovjetik “Druzhba” u dëmtua nga sulmet ajrore ruse në janar dhe ende nuk është riparuar. Ndërkohë, Hungaria, që varet nga energjia ruse, po bllokon sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë dhe një kredi jetike prej 90 miliardë eurosh për Kievin derisa tubacioni të rihapet.

Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka bërë qëndrimin kritik ndaj Ukrainës një çështje kryesore para zgjedhjeve të prillit. Disa zyrtarë të BE-së frikësohen se rezistenca e Zelenskyt për rihapjen e tubacionit mund ta ndihmojë Orbanin të fitojë rizgjedhjen.
“BBC” raporton se duke folur me gazetarët në Kiev, Zelensky u shpreh se është kundër në parim që nafta ruse të kalojë nëpër Ukrainë ndërkohë që BE-ja vendos sanksione ndaj saj diku tjetër. Ai shtoi se nëse rihapen furnizimet me naftë ruse, ai personalisht është kundër kësaj, por paralajmëroi se nëse Ukrainës i vendosen kushte si ndalimi i furnizimit me armë, atëherë kjo do të ishte “shantazh”.
Ai theksoi gjithashtu se vendimi i BE-së për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh është miratuar nga të 27 vendet anëtare dhe duhet të zbatohet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fundi? Agjensia e lajmeve Axios: Ndërmjetësit e Iranit bëjnë përpjekjen e fundit për armëpushim 45-ditor

Sipas raportimit të Axios, bisedimet përfshijnë një grup ndërmjetësuesish...

Kriza e fshehur nis tani

  Nga Klevis Elezi ,Politolog Rritja e çmimeve të naftës nuk...

Mediat: SHBA-ja dhe Irani diskutojnë për armëpushimin 45-ditor, shanse të vogla për marrëveshje brenda 48 orëve

Negociatat prapa skenave për një armëpushim të mundshëm 45-ditor...