Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është kthyer pranë familjes. Ai u denoncua i zhdukur dje nga familja, e cila kishte humbur kontaktet me të.
Gazetarja Klodiana Llaa ka siguruar deklaratën e tij pas kthimit, ku pretendon se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij. Megjithatë Shima nuk jep shpjegimin për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku para se të mos “bëhej më i gjallë, shkroi Po më arrestojnë.
Ky mesazh ngriti shqeteësime në lidhje me fatin e tij. Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.

