Përurohet shtatorja e Baba Faik Selmanit në Tyrben e Baba Isuf Horasanit në Luftinjë të Memaliajt, në zemrën e Jugut të Shqipërisë

Në një atmosferë mbushur me devotshmëri, respekt dhe emocione të forta, mijëra besimtarë bektashinj dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj, u mblodhën si çdo vit në dhjetë ditëshin e fundit të gushtit, pranë Tyrbes së Baba Isuf Horasanit në Luftinjë të Memaliajt. Kjo traditë e përvitshme, e ngulitur thellë në ndërgjegjen shpirtërore të komunitetit, është më shumë se një pelegrinazh fetar, është një dëshmi e gjallë e trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe e harmonisë ndërfetare që karakterizon Shqipërinë.

Këtë vit, pelegrinazhi mori një domethënie të veçantë, për shkak të përkujtimit të 15-vjetorit të ringritjes së Tyrbes së Baba Isuf Horasanit,një figurë e ndritur e bektashizmit, simbol i urtësisë, dashurisë dhe bashkimit.

Ceremonia kulmoi me përurimin solemn në vendlindjen e tij të shtatores së Haxhi Baba Faik Selmanit. Ai ishte dhe do mbetet një prej figurave më të shquara të bektashizmit dhe jetës shpirtërore dhe kombëtare të kësaj treve.

Ai përmes jetës së tij, shërbeu si urë lidhëse mes fesë, dijes dhe atdhedashurisë. Shtatorja e tij është vepër artistike e realizuar me mjeshtëri nga skulptori Vladimir Llakaj.

Ajo u vendos në vendin e shenjtë pranë Tyrbes, duke e kthyer Luftinjën në një pikë referimi të rëndësishme për të gjithë ata që kërkojnë paqen, urtësinë dhe lidhjen me rrënjët shpirtërore të kombit.

Aktiviteti përkujtimor dhe kulturor u organizua nën kujdesin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe Gjyshatës Bektashiane të Elbasanit, me mbështetjen dhe përkushtimin e Haxhi Baba Admir Selmanit dhe Dervish Sami Selmanit.

Në këtë ditë të shënuar, u promovua gjithashtu edhe libri “Baba Faiku, Emblemë e urtësisë Bektashiane”, një vepër që përmbledh jetën, mësimet dhe kontributin e çmuar të Baba Faik Selmanit, si testament i një jete të dedikuar besimit, dijes dhe shërbimit ndaj komunitetit.

Gjatë ceremonisë, fjalë përshëndetëse mbajtën përfaqësues të pushtetit vendor, klerikë dhe përfaqësues të shoqatave atdhetare të zonës, të cilët theksuan rëndësinë e kësaj dite për identitetin shpirtëror dhe kombëtar. Albert Malaj, kryetari i bashkisë së Memaliajt, u shpreh: “Sot jemi mbledhur në këtë vend të shenjtë për të nderuar një trashëgimi shpirtërore e kulturore që na bën krenarë si komunitet dhe si shoqëri. Baba Faik Selmani është një emër që tejkalon kufijtë e fesë ,ai është një simbol i unitetit tonë”.

Ndërsa njëri prej klerikëve të njohur të kësaj treve tha: “Dera e hapur e Haxhi Baba Faik Selmanit ishte fryma dhe filozofia e vërtetë e Bektashizmit.Ai ishte një bekim për Tepelenën dhe për të gjithë shqiptarët”.

Ndërsa Haxhi Baba Ardit Selmani duke përshëndetur dhe falenderuar besimtarët bektashinj dhe të pranishmit e tjerë si edhe autoritetet më të larta të pushtetit vendor të bashkive Memaliaj, Tepelenë dhe Qarkut Gjirokastër në këtë ditë të shënuar të 20 gushtit 2025, që përkoi edhe me inagurimin e shtatores së Haxhi Baba Faik Selmanit u shpreh: “Fakti që në Luftinjë jemi kaq të shumtë e kaq të bashkuar, tregon se jemi në Udhën e Zotit”. 

Luftinja, është zemra shpirtërore e Jugut dhe e gjithë Shqipërisë. Edhe sivjet në këtë ditë të shenjtë në një atmosferë mbushur me devotshmëri, respekt dhe emocione të forta, mijëra besimtarë bektashinj dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj u mblodhën pranë Tyrbes së Baba Isuf Horasanit në Luftinjë të Memaliajt.

Kjo traditë e përvitshme, e ngulitur thellë në ndërgjegjen shpirtërore të komunitetit, është më shumë se një pelegrinazh fetar, është një dëshmi e gjallë e trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe e harmonisë ndërfetare që karakterizon Shqipërinë.

Këtë vit, pavarësisht motit përvëlues, pelegrinazhi masiv mori një domethënie të veçantë edhe për shkak të përkujtimit të 15-vjetorit të ringritjes së Tyrbes së Baba Isuf Horasanit, një figurë e ndritur e bektashizmit, simbol i urtësisë, dashurisë dhe bashkimit.

Figura e Haxhi Baba Faik Selmanit,është figura që bashkon përjetësisht zemrat dhe frymën e besimit.

Kjo ditë e shenjtë u mbull me një super atmosferë festive dhe kulturore, ku u shijuan tingujt autentikë të polifonisë nga grupet folklorike të Tepelenës dhe Vlorës, si dhe performanca emocionuese e këngëtarit të njohur Ylli Baka, që përçoi përmes këngës dashurinë për vendin dhe shpirtin shqiptar.

Luftinja e Memaliajt këtë mesjavë nuk ishte thjesht një pikë pelegrinazhi në këtë prag fund gushti. Ajo u shndërrua në një vatër të gjallë të kujtesës, bashkimit dhe krenarisë kombëtare.

Një kujtesë e fuqishme se Shqipëria, përmes figurave si Haxhi Baba Faik Selmani dhe Baba Isuf Horasani, ka rrënjë të thella shpirtërore që ndriçojnë rrugën e paqes, dashurisë dhe urtësisë mes shqiptarëve kudo ata ndodhen.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...