Përmbytje masive në Spanjë, shpallet gjendja e emergjencës në Katalonjë

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në disa rajone të Spanjës, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës.

Qindra persona kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe në automjete, kryesisht në rajonin verilindor të Katalonjës, ku rrëke të fuqishme uji dhe balte kanë përfshirë qytetet La Ràpita dhe Santa Bàrbara në provincën e Tarragonës.

Agjencia kombëtare e motit AEMET ka shpallur alarmin e kuq në zonat bregdetare, për shkak të rrezikut të lartë nga përmbytjet dhe erërat e forta. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Ndërkohë, Agjencia e Mbrojtjes Civile e Katalonjës u ka bërë thirrje banorëve në Deltën e Ebros që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi parashikohet një përkeqësim i mëtejshëm i motit në orët në vijim.

Për shkak të kushteve ekstreme atmosferike, nisjet e trenave nga qytetet e Barcelonës dhe Valencias janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ankimimi në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut, Rama: Ritheksoj qëndrimin tim, nuk është betejë politike

“Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me...

Formula 1 / Gara të dielën në DigitAlb, shpallet Kampioni i Botës, ja cilat janë kombinimet

Në Katar, në garën e fundit të sezonit, do...

SHBA paralajmëron NATO-n: Afat deri në 2027 të merrni përsipër mbrojtjen e Aleancës, ose tërhiqemi nga kontributi ynë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripërsëritën thirrjen për Evropën...

Parashikimi i motit për sot, 7 dhjetor 2025

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga...