Kupa e Shqipërisë ka përcaktuar sot tablonë e plotë të turit të dytë, pas zhvillimit të ndeshjeve të raundit hapës.
Plot 16 skuadra do të përballen mes tyre për të siguruar vazhdimësinë në turne, sipas skemës së miratuar në fillim të edicionit.
Ashtu siç pritej, dy ekipet e Superiores, Vora dhe Flamurtari, kanë siguruar kalimin në fazën tjetër. Vora do të përballet me Sopotin, që realizoi surprizën e këtij turi duke eliminuar Erzenin në transfertë. Ndërsa Flamurtari do të sfidojë Tomorin, që u kualifikua pa luajtur për shkak të tërheqjes së Valbonës.
Ndeshjet e tjera të turit të dytë rezervojnë përballje të forta mes skuadrave të Kategorisë së Parë, të cilat kërkojnë të qëndrojnë sa më gjatë në garë për trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
Në turi i tretë pritet të futen edhe ekipet e mbetura nga Kategoria Superiore, duke e bërë garën edhe më të ashpër dhe emocionuese.
TURI I DYTË – Kupa e Shqipërisë
Skënderbeu – Iliria
Vora – Sopoti
Besa – Kukësi
Pogradeci – Korabi
Laçi – Luftëtari
Flamurtari – Tomori
Burreli – Kastrioti
Apolonia – Lushnja