Me nderim dhe respekt u përkujtua sot 82-vjetori i krijimit të Çetës së Myrselimit, një prej formacioneve të para të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila dha një kontribut të çmuar në çlirimin e vendit.
Gjatë aktivitetit u nderuan dëshmorët dhe luftëtarët që sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë. Kujtimi i tyre mbetet frymëzim për brezat e rinj që të vlerësojnë lirinë dhe pavarësinë.
Në aktivitet mori pjesë kryetari i bashkisë së Peqinit, Bujurosh Maci, së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të Luftës. Ata theksuan rëndësinë e trashëgimisë historike dhe domosdoshmërinë për ta përcjellë atë brez pas brezi.
Krijimi i Çetës së Myrselimit përbën një faqe të ndritur të historisë sonë kombëtare, ku qëndresa dhe bashkimi i popullit shqiptar u shndërruan në forcë çlirimtare.
albaniaexpress.al