PD kërkon mocion me debat në Kuvend për situatën në Onkologjik

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se, “raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik”.

“Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe  ofrimin e shërbimit në kohë”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD-së.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët: Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sali Berisha: Turizmi në rënie, shëndetësia në kolaps

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Kreu i Partisë...

Arsenal bie në shtëpi ndaj Bournemouth, Man.City mund të përfitojë

Arsenal mori një goditje të fortë në rrugëtimin e...

Taulant Balla nga Rrogozhina: Rritje ekonomike tre herë më shumë se në vitin 2013

RROGOZHINË, 11 prill /Albania Express News/ Drejtuesi politik i...

Kisha e “Shën Nikolla” në Voskopojë

Kisha e “Shën Nikolla” në Voskopojë TIRANË, 11 prill /Albania...