Pas ngjarjes tronditëse të së hënës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit nga Elvis Shkambi, sistemi i drejtësisë ka reaguar me një vendim të fortë. Gjykata e Apelit ka njoftuar bojkot të plotë të seancave gjyqësore për gjithë këtë javë, në shenjë proteste dhe solidariteti për kolegun e ndjerë.
Sipas gazetares Anila Hoxha, seancat e zakonshme nuk do të zhvillohen, ndërsa përjashtim do të bëjnë vetëm proceset që lidhen me masat e sigurisë, të cilat janë të domosdoshme për ecurinë e hetimeve.
Ky vendim vjen mes thirrjeve për garantimin e sigurisë në sallat e gjyqit dhe për një reformim real të kushteve të punës për gjyqtarët dhe prokurorët, pas një ngjarjeje që ka tronditur themelet e besimit te drejtësia.