Pas ‘përplasjeve’, Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

TIRANË , 3 tetor 2026 /Albania Express News/-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është “shumë e mirë”, duke shtuar se ajo “gjithmonë i ka pëlqyer”.

Deklarata u bë nga Trump në një komunikim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet për raportet me kryeministren italiane.
“Shumë e mirë. Mendoj se është një marrëdhënie shumë e mirë. Ajo më pëlqen. Gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Trump.

Deklarata vjen pas disa muajsh me tone më të ashpra në marrëdhëniet mes dy liderëve. Mediat italiane e kanë interpretuar këtë qëndrim si një zbutje të tonit të Trumpit ndaj Melonit, pas përplasjeve të mëparshme lidhur, ndër të tjera, me qëndrimet ndaj luftës në Iran dhe angazhimin e vendeve europiane.
Trump dhe Meloni kanë pasur edhe momente afrimi publik në të kaluarën, me presidentin amerikan që e ka cilësuar kryeministren italiane si mike dhe ka folur për një marrëdhënie të mirë mes SHBA-së dhe Italisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...