Parku eolik i Tropojës dhe TEC i Vlorës, investime kyçe për energjinë e rinovueshme

Shqipëria ka vendosur të bëhet një lider rajonal në prodhimin dhe eksportimin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, sipas programit të ri qeveritar të miratuar në Kuvend. Ky plan parashikon zgjerimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme çdo vit, duke arritur një total prej 1500 MW deri në fund të dekadës.

Një nga projektet kryesore është park i madh eolik në Tropojë me kapacitet prej 600 MW, ndërsa Termocentrali i Vlorës (TEC) do të konvertohet nga nafta në gaz natyror, duke shtuar 250 MW të tjerë dhe duke u lidhur me Gazsjellësin Transadriatik (TAP) për rritjen e sigurisë energjetike dhe diversifikimin e burimeve.

Në planin afatgjatë, përfshihet gazifikimi i qytetit të Korçës dhe përmirësime në rrjetin e transmetimit të gazit. Konvertimi i TEC-eve lundruese në gjirin e Vlorës nga nafta në gaz natyror do të ulë ndotjen dhe do të rrisë stabilitetin e furnizimit energjetik.

Qeveria ka parashikuar gjithashtu ndërtimin e lidhjeve të reja të interkoneksionit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, si dhe nisjen e linjës nënujore Shqipëri-Itali për integrim në tregun europian.

Për sigurinë energjetike, projekti për depozitime energjetike në Koman, Fierzë dhe kaskadën e Devollit do të krijojë rezervë strategjike, duke garantuar furnizim pa ndërprerje edhe gjatë periudhave me burime rinovueshme të paqëndrueshme.

Investimet e fundit kanë dyfishuar kapacitetet energjetike nga 1768 MW në 3298 MW dhe kanë ulur humbjet në shpërndarje nga 50% në 17%. Në fushën e burimeve të rinovueshme, centrali fotovoltaik i Karavastasë me 140 MW është investimi më i madh, ndërsa kapacitetet e reja nga burimet diellore dhe të tjera gjelbra arrijnë 1300 MW, duke bërë që 10% e energjisë së prodhuar të vijë nga fotovoltaikët.

Në nivel institucional, është krijuar Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) dhe janë forcuar interkonjeksionet rajonale, duke integruar Shqipërinë më ngushtë me tregjet europiane të energjisë dhe duke e klasifikuar sistemin energjetik ndër më të qëndrueshmit në nivel global.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...