Futbolli shqiptar ka njohur emra të shumtë që kanë lënë gjurmë në historinë e tij, por pak prej tyre kanë arritur të mbeten në kujtesën kolektive si legjenda të vërteta. Një ndër ta është Panajot Pano, një nga figurat më të mëdha që ka njohur ndonjëherë ky sport në vendin tonë. Pas tij, djali i tij, Ledio Pano, ndonëse në një epokë tjetër dhe në një realitet të ndryshëm futbollistik, la po ashtu gjurmën e tij me paraqitje dinjitoze dhe një rekord unik në botë.
Panajot Pano, Ikona e futbollit shqiptar
I lindur më 7 mars 1939 në Tiranë, Panajot Pano do të niste rrugëtimin e tij futbollistik me klubin 17 Nëntori Tirana (sot KF Tirana), por emrin e tij të madh do ta krijonte me Partizanin e Tiranës, ku luajti për rreth 15 vite. Sulmues i natyrshëm, ai shquhej për një teknikë brilante, inteligjencë në lojë, elegancë në fushë dhe një karakter të jashtëzakonshëm jashtë saj.Gjatë karrierës me Partizanin, Pano fitoi 4 tituj kampionë dhe 5 Kupa të Shqipërisë, duke u shndërruar në liderin teknik të skuadrës dhe në simbol të epokës së artë të klubit të kuq. Në total, ai realizoi 144 gola në 238 ndeshje në nivelet e klubeve (136 me Partizanin dhe 8 me 17 Nëntorin), ndërsa me Kombëtaren shqiptare zhvilloi 24 ndeshje dhe shënoi 4 gola, duke e çuar totalin e golave në karrierën zyrtare në 148.
Përveç arritjeve sportive, Panajot Pano u nderua me disa nga çmimet më të larta në vend,“Mjeshtër i Madh”.“Futbollisti Shqiptar i Shekullit” (2003).“Nderi i Kombit” (2009).Në vitin 2010, pas ndarjes nga jeta më 19 janar, Federata Shqiptare e Futbollit tërhoqi fanellën me numrin 10, në shenjë respekti të përjetshëm.Panajot Pano nuk është vetëm një futbollist i madh. Ai është një simbol kombëtar, një figurë që mishëroi më së miri klasin, përkushtimin dhe dinjitetin sportiv.
Ledio Pano, trashëgimtari me një rekord botëror
Në hapat e babait të tij, edhe Ledio Pano ndoqi rrugën e futbollit, duke shkëlqyer në nivelet kombëtare dhe ndërkombëtare. I njohur për inteligjencën taktike dhe teknikën në fushë, ai ka luajtur për disa klube në Shqipëri dhe Greqi, duke realizuar 103 gola në ndeshje zyrtare me klubet dhe 1 gol me Kombëtaren shqiptare, për një total prej 104 golash.Karriera e tij përfshin ekipe të rëndësishme si:
•Partizani (dy periudha, 1986–1991 dhe 2001–2002)
• Luftëtari Gjirokastër
• Skoda Xanthi (Greqi)
• Panelefsiniakos
• PAS Giannina
Por ajo që e bën Ledio Panon unik në historinë e futbollit botëror është fakti se ai ka realizuar të gjitha 50 penalltitë që ka goditur gjatë karrierës së tij, pa gabuar asnjëherë ,një rekord botëror i saktësisë që tregon qetësinë dhe mjeshtërinë e tij në momentet vendimtare.
Edhe pse nuk arriti famën e të atit, Ledio Pano është një nga futbollistët më të respektuar të brezit të tij, që me profesionalizëm, përkushtim dhe talent, e çoi përpara trashëgiminë e një mbiemri të madh në futbollin shqiptar.
Pano, një mbiemër, dy legjenda
Panajot dhe Ledio Pano nuk janë thjesht babë e bir. Ata janë dy kapituj të rëndësishëm në librin e futbollit shqiptar, secili me historinë e tij, por të lidhur nga e njëjta dashuri për lojën, i njëjti përkushtim për fanellën dhe e njëjta ndershmëri sportive.
Panajot Pano,“Futbollisti i Shekullit” dhe një ikonë që jeton në kujtesën e çdo sportdashësi shqiptar.
Ledio Pano, mjeshtër i penalltive, me një rekord që qëndron ende sot i pathyeshëm në futbollin botëror
Në historinë e futbollit shqiptar, emri Pano nuk është thjesht një kujtim, por një trashëgimi e artë që do të mbetet përjetësisht e gjallë.Por ajo që e bën Ledio Panon unik në historinë e futbollit botëror është fakti se ai ka realizuar të gjitha 50 penalltitë që ka goditur gjatë gjithë karrierës së tij, pa gabuar asnjëherë ,një arritje që nuk është barazuar nga asnjë futbollist tjetër në botë deri më sot. Me një përqindje suksesi 100%, nga viti 1986 deri më 2001, Ledio Pano vendosi një rekord absolut, që është njohur edhe ndërkombëtarisht si rekordi më i gjatë i penalltive të realizuara pa gabim në historinë e futbollit profesionist.
Ky rekord nuk është thjesht një numër, por një tregues i qartësisë mendore, përqendrimit të hekurt dhe besimit të jashtëzakonshëm që ai kishte ndaj vetes në momentet më delikate të lojës. Penalltitë, të cilat shpesh janë pika më e madhe e presionit për një futbollist, për Ledio Panon ishin çështje sigurie. Kjo e ka bërë atë të njihet si një nga ekzekutorët më të saktë të 11-metërshave në historinë e futbollit botëror.
albaniaexpress.al