“Do kandidoj për kreun e PD në 2026”, Berisha: Zheni Gjergji shkelmoi besimin e demokratëve

Kryetari i PD-së, Sali Berisha konfirmoi sot se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë për drejtimin e saj.

Duke iu përgjigjur një deklarate të Besart Xhaferrit, sipas të cilit kreu i PD-së, duhet të ikë vitin e ardhshëm nëse nuk fakton farsën zgjedhore të 2025, Berisha tha se farsa tashmë është faktuar nga raporti i ODIHR-it.
“Çdo deputet i PD do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka. Natyrisht interpretimi i nenit të statutit duhet të jetë i saktë, statuti bën fjalë për zgjedhje dhe jo për farsë. Që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD që do ti bëjë interpretimin përfundimtar. Do jetë një garë për kryetarin e PD. Sigurisht që unë do jem. Gara do të jetë e hapur”, tha Berisha.

Ai komentoi gjithashtu edhe emërimin e ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji si drejtoreshë e spitalit të Elbasanit.
“Nuk është një raport i këtyre individëve me Berishën. Kemi të bëjmë me një raport me ata që i kanë mbështetur. Për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe atë mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike. 99.9% të atyre që i kanë mbështetur këta individë janë të papunë, janë në kushte të vështira por nuk jepen. U kanë shërbyer këtyre 3-4 vetave. Kurse këta kalojnë në partinë e krimit”, u shpreh Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...