Panairi ”Tirana Food and Fest 2025”, Sula: Të promovojmë produktet vendase

Sheshi “Skënderbej” u kthye sot në një qendër të madhe të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare, ku fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës prezantuan produktet e tyre në panairin “Tirana Food and Fest 2025”.

Ata sollën në zemër të kryeqytetit produkte tradicionale nga prodhues vendas e kompani të huaja.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, vlerësoi organizimin dhe nënvizoi rëndësinë që kanë ngjarje të tilla për promovimin e produkteve shqiptare.

“Falënderoj pa masë organizatorët sepse bënë një punë të jashtëzakonshme që ndikon shumë në promovimin e të gjithë produkteve që fermerët bëjnë. Fermerët kanë gjithë atë punë të madhe gjatë gjithë vitit për të bërë produktet e tyre, por e rëndësishme është që edhe t’i promovojnë ato”, tha Sula.

Ai shtoi se panaire të tilla ndihmojnë në rritjen e bashkëpunimeve dhe në njohjen e markave shqiptare jo vetëm në tregun vendas, por edhe në atë ndërkombëtar.

“Për mua rëndësi të madhe të shoh edhe turistët dhe të gjithë të tjerët këtu. Fermerët tanë kanë të gjithë mundësinë për të bërë punë shumë të mira gjatë gjithë vitit, por që punët e mira të bëhen duhet dhe mbështetja e institucioneve”, u shpreh Sula.

Sula konfirmoi mbështetjen e plotë të bashkisë së Tiranës për çdo nismë që ndihmon zhvillimin rural dhe bujqësor.

“Bashkia e Tiranës do të mbështesë çdo iniciativë që ka të bëjë me zhvillimin dhe ndihmën ndaj fermerëve, ndaj zhvillimit rural dhe të gjithë të tjerëve. Sa më shumë iniciativa të tilla, sa më shumë promovime. Kemi nevojë që të promovojmë produktet tona sepse kanë cilësi të jashtëzakonshme”, deklaroi Sula.

Tirana Food and Fest 2025 do të qëndrojë i hapur në sheshin “Skënderbej” deri më 12 tetor, duke ofruar një mundësi unike për qytetarët dhe vizitorët që të njihen nga afër me shijen dhe cilësinë e produkteve shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Samiti Europian për Reduktimin e Dëmit nga Duhani: “Koha për politika humane dhe të bazuara në shkencë”

Ekspertë të shëndetit publik, mjekë, prodhues dhe politikëbërës nga...