Kombëtarja shqiptare mbërrin në Serbi nën masa të forta sigurie

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur sot në Serbi, pas një fluturimi 49-minutësh nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë drejt Nishit.

Skuadra menjëherë është nisur drejt hotelit ku do të qëndrojë, ndërsa në aeroportin serb ajo është pritur nën masa të rrepta sigurie. Pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Leskovacit, ku trajneri Sylvinho dhe kapiteni i ekipit do të zhvillojnë edhe konferencën për shtyp.

Më pas, kombëtarja do të zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Dubocica”, përgatitje për përballjen e nesërme. Bashkë me ekipin kanë udhëtuar edhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe disa gazetarë.

Ndeshja me Serbinë do të zhvillohet nesër në Leskovac në orën 20:45, dhe është e vlefshme për grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Stuhia e fortë që goditi Elbasanin rrëzoi pemë dhe dëmtoi një shtyllë e tensionit të mesëm

ELBASAN,3 qershor 2026/Albania Express News/-Nga stuhia e cila u...

Dita e 34-të e tubimit! Protestuesit nisin fjalimet përpara drejt Kryeministrisë, thirrje për lirimin e të arrestuarve

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Në Tiranë po mbahet...