Pamje pranverore nga Liqeni i Tiranës

Në prag të pranverës, Liqeni i Tiranës ofron një peizazh të veçantë natyror dhe mbetet një nga hapësirat më të frekuentuara për qytetarët e kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Parku i Madh i Liqenit të Tiranës, duke sjellë atmosferën e ditëve të para të pranverës në këtë zonë të gjelbër të qytetit.

Parku i Madh i Liqenit të Tiranës përbën masivin më të madh të gjelbërimit në kryeqytet dhe shërben si një hapësirë e rëndësishme rekreative për pushim, argëtim dhe aktivitete sportive për të gjitha moshat. Ai ofron mundësi për shëtitje, vrapime në natyrë dhe aktivitete të tjera në ambiente të hapura.

Nga pikëpamja fizike, parku shtrihet në një masiv kodrinor me shpate me pjerrësi të vogël, ndërsa në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e Liqenit Artificial. Shtrirja e liqenit krijon gjire dhe gadishuj të vegjël, duke i dhënë zonës një karakter të veçantë piktoresk.

Ndërtimi i Parkut të Madh të Liqenit nisi në vitet ’50. Në vitin 1955 u krijua liqeni artificial nga ujërat përreth dhe u ndërtua me punë vullnetare një digë rreth 400 metra e gjatë, e cila pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës.

Në vitet 1957–1958 filloi mbjellja e bimësisë dekorative dhe ndërtimi i infrastrukturës së parkut, duke e shndërruar këtë zonë në një nga hapësirat më të rëndësishme të gjelbërta dhe rekreative për qytetin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...