Paketa e Maleve, i riu kthehet nga emigrimi dhe investon në fermë e bujtina druri

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla solli sot në rrjete sociale shembullin e suksesshëm të një të riu, që u kthye nga emigracioni në vendlindjen e tij për të ndërtuar një fermë moderne.

Fatjon Ukaj, 31 vjeç thotë se ka jetuar në shtete të ndryshme të Evropës, por nisur nga thirrja e Kryeministrit Rama për nismën “Paketa e Maleve”, vendosi të rikthehet në fshatin Selixë të Burrelit për t’iu përkushtuar blegtorisë, me synimin që së shpejti të ndërtojë edhe disa bujtina druri.

I riu ka ndërtuar një fermë moderne me rreth 480 dhi autoktone të Hasit dhe synon zgjerimin e tufës deri në 1 000 krerë, si dhe mbylljen e plotë të ciklit të prodhimit, duke besuar te potenciali i zonës malore dhe i vendlindjes së tij.

“Si fillim, gjithçka u nis para katër vitesh nga familja, duke u thyer te pronat e vjetra dhe për të investuar. Jemi marrë brez pas brezi me blegtori dhe synimi jonë është që të arrijmë në 1000 krerë bagëti, ndërsa prodhimin e qumshtit e bëjmë djathë në baxhon tonë”, tha Ukaj.

“Shumicën e viteve kam emigruar në shtete të ndryshme të Evropës, dhe pas kthimit në vendin tonë duke dëgjuar se për të investuar në fshatra në shtëpitë e vjetra vendosëm të kthehemi të dhe të investojmë te ferma jonë”, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...