Pagat 2024: Drejtuesit mbi 200 mijë lekë, IT dhe prodhimi rritje të mëdha

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka arritur pagë mesatare mbi 200 mijë lekë/muaj. Sipas INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” fituan mesatarisht 207 mijë lekë, me rritje 6.6% krahasuar me vitin 2023.

Profesioni i dytë më i paguar janë “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” me 156.7 mijë lekë/muaj, ndërsa “Specialistët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit” marrin 156.6 mijë lekë/muaj, të dy me rritje 8.8% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Në sektorin shtetëror, më të paguar janë oficerët e forcave të armatosura me 118.7 mijë lekë/muaj dhe ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë me 112.4 mijë lekë/muaj. Specialistët e administrimit dhe biznesit marrin 104 mijë lekë/muaj, po aq sa edhe specialistët në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore.

Për herë të parë, mësimdhënia ka paga mbi 100 mijë lekë/muaj, me specialistët e shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë në 100.5 mijë lekë. Nga 36 grup profesionet, vetëm 8 kanë paga mbi 100 mijë lekë/muaj.

Rritjet më të mëdha në vitin 2024 i panë specialistët e mësimdhënies (+13.3%), specialistët e shëndetësisë (+11.5%) dhe asistentët e specializuar të shëndetësisë (+13.5%). Në fund të listës janë prodhuesit bujqësorë dhe punëtorët për shitje, me 45-47 mijë lekë/muaj.

Paga mesatare bruto në Shqipëri ishte 77.4 mijë lekë/muaj, me rritje gati 10% krahasuar me 2023. Megjithatë, paga vijon të mbetet rreth 30% më e ulët se në vendet e tjera të rajonit, duke përjashtuar Kosovën. MONITOR

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...