“Pa gazetarë qoftë e ngrirë koha”, gazetarja Anila Hoxha reagon për represionin e policisë ndaj News24

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha iu është bashkuar reagimeve pas represionit që Policia e Shtetit po bën aktualisht pranë televizionit informativ News24, duke mos lejuar vijimin e punës.

Teksa ka postuar një foto nga ekrani i tv ku shfaqet kanali i News24 me sinjal të fikur dhe imazh të “ngrirë”, Hoxha i bashkohet indinjatës së shumë gazetarëve dhe jo vetëm.

Reagimi
Porosita kafen e mëngjesit si përditë.
Hodha sytë nga muri, aty ku ekrani i madh i News 24 tregon orën 07. 36, sipas castit kur u ndërhy nga shteti duke lënë pezull aty punën e dhjetra gazetarëve. Po protestoj – tha pronari i lokalit. Sipas menyrës time. Pa gazetarë qoftë e ngrirë koha – mu duk se mallkoi më tej !
Desha ta përqafoja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...