“Dhuna shtetërore përsëritet në median kombëtare më të madhe”, Albana Vokshi: Sulmi ndaj News24, sulm ndaj medias së lirë

Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj mediave të grupit “Focus media”.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se reprezalja në ditë fundjave, pa paralajmërim, është një akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, të drejtën për t’u informuar.

“Fytyra e vërtetë e një narko-regjimit!!!

Sot, në orët e para të mëngjesit, dhuna shtetërore përsëritet në median kombëtare më të madhe.Sic e ka zakon i pabesi Edi Rama, në ditë të shtunë, pa gdhirë, pa vendime gjykate, pa paralajmërim, urdhëron policinë të ushtrojë raprezalje në godinën ku ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Bllokohen gazetarët dhe stafi, hiqet energjia elektrike, ndërpritet sinjali televiziv.

Ky është një akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, të drejtën për t’u informuar.

Kjo është fytyra e vëretë e një narko-regjimi që tmerrohet nga fjala e lirë dhe e pavarur.

Ky është një tjetër sulm i hapur ndaj një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë, medias së lirë, e cila është kusht themelor për integrimin në Bashkimin Europian.

Me Edi Ramën nuk ka demokraci, nuk ka liri, nuk ka të drejta, nuk ka integrim!

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia në Champions League, mëson fatin e saj për raundin e tretë

RROGOZHINË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia do të luajë...

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin, ja MESAZHI që u dërgoi të vetëve

TIRANË ,20 korrik 2027/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama pritet...

Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

TIRANË, 20 korrik 2026 /Albania Express News/ -Ministri i...