Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka ndarë rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, në Nju-Jork në prani të një audience nga e gjithë bota.
Ajo ka shkruar në Facebook se ndihet e nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.
“Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ajo.
Bill Clinton (Ëilliam Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, ShBA. Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ishte presidenti i 42-të që prej shpalljes së pavarësisë.
Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.