Opozita kërkon shkarkimin e Peleshit, Balla: Procedurat janë të parashikuara në rregullore

Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së saj që lidhet me shkarkimin e drejtuesit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi se rregullorja e Kuvendit parashikon të gjitha procedurat e nevojshme për raportimin e institucioneve të pavarura dhe mbledhjet e përbashkëta të komisioneve.

“Modeli i ndjekur është ai që funksionon në shumë parlamente të vendeve anëtare të BE-së. Është normale që Komisioni i Nismave Qytetare dhe Mbikëqyrjes Institucionale të përfshihet në raportimet e institucioneve të pavarura. Nenet e rregullores janë të ndërlidhura, nuk veprojnë në vakum. Raportimi i institucioneve nuk duhet të jetë vetëm një herë në vit, por periodik,” u shpreh Balla.

Ai shtoi se në kuadër të procesit të integrimit evropian, Kuvendi duhet të forcojë rolin e tij mbikëqyrës, ndërsa bëri thirrje për rishikimin e nenit 103 të Rregullores, si dhe të KKIE-së, në përputhje me ndryshimet e propozuara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME