Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në kuadër të transparencës dhe të interesit të lartë publik, ka bërë publike vendimmarrjen lidhur me masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Metalurgjiku”.
Me vendimin Nr. 782, datë 16.12.2025, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Denis Frroku, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, të përfaqësuar nga prokurori Kreshnik Ajazi, vendosi pranimin pjesor të kërkesës, duke vlerësuar si të paligjshme arrestimet në flagrancë dhe duke caktuar masa më të lehta sigurie për personat nën hetim.
Zbutja e masës së sigurisë
Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurisë është zbutur nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për këta persona:
• Juncheol Chung
• Ismail Dybeli
• Prakash Kadel
• Rahul Pal
• Styend Pal
• Munna Singh
• Rajesh Yadav
• Aaditiya Raj
• Dheeraj Kumar
• Jakup Karaj
• Dorjan Xhufka
• Elton Bejkolli
• Besnik Abdiaj
• Elton Beqi
• Eglis Flaga
Gjykata ka urdhëruar që të gjithë këta persona të paraqiten në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, në orën 13:00, si dhe lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.
Persona në kërkim
Në kuadër të të njëjtit procedim penal, në kërkim vijojnë të jenë shtetasit:
• Agron Shapllo
• Serafin Orgocka
• Ilir Londo
• Ajet Kala
• Dritan Konica
• Fejzo Meçaj
• Bujar Zogu
• Gjergji Bezati
E drejta e ankimit
Kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan lejohet ankim në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditëve, afat që nis nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Operacioni “Metalurgjiku” mbetet në fazën e hetimit paraprak, ndërsa pritet që Prokuroria të vendosë për hapat e mëtejshëm proceduralë.

