OKB jep alarmin: Njerëzimit i kanoset një “pandemi dixhitale”

Nëse shtyllat kryesore të botës dixhitale do të dëmtoheshin papritur, pasojat do të ishin shkatërrimtare për shumicën e njerëzve.

Sipas paralajmërimeve të Organizatës së OKB-së për Telekomunikacion (ITU) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNDRR), shumica e vendeve nuk janë të përgatitura për probleme masive të satelitëve, ndërprerje të energjisë ose dëmtime të kabllove nënujore. “Rreziqet dixhitale janë reale, sistemike dhe të dokumentuara, por shpesh nënvlerësohen,” theksojnë ITU dhe UNDRR.
Raporti i tyre ngre pyetje alarmante: çfarë ndodh nëse telefonat, interneti, transaksionet financiare dhe sistemet emergjente ndalojnë papritur? “Ajo që duket si fantazi shkencore mund të bëhet realitet”, thonë ata duke përmendur tre skenarë të frikshëm, që nisin me stuhi diellore si ajo e vitit 1859.

Ekspertët thonë se një shpërthim i madh diellor mund të ndërpresë sinjalet satelitore, të ndalojë avionët dhe automjetet autonome, dhe të shkaktojë dështime masive të energjisë elektrike për muaj të tërë. Skenari tjetër është ai i valëve ekstreme të të nxehtit, ku një kërkesë më e madhe për ftohje, e shoqëruar njëkohësisht me ngrohjen e lumenjve kufizon ndër të tjera funksionimin e centraleve bërthamore. Kështu qendra të të dhënave me konsum të lartë energjie mund të dalin jashtë funksionit për shkak të mungesës së ftohjes; terminalet e pagesave mund të pushojnë së funksionuari dhe dyqanet të mbyllen.
Skenari i tretë i rrezikut është ai i një shpëethimi vullkanik si në Tonga në vitin 2022 që ndodhi nën sipërfaqen e detit dhe shkaktoi dëme masive. Ndër të tjera, u shkatërrua një kabllo nënujore rreth 80 kilometra e gjatë, e cila e lidhte shtetin ishullor me botën e jashtme. Një ndodhi e tillë mund të sjellë ndërprerje të internetit për javë të tëra, me pasoja të ngjashme me ato të skenarëve të tjerë.
Raporti i OKB-së paralajmëron se rreziqet digjitale trajtohen shpesh veç e veç, duke supozuar se çdo problem mund të zgjidhet shpejt, ndërkohë problemi është se një incident mund të ndikojë njëkohësisht në shumë sisteme kritike dhe zgjidhja mund të ishin sistemet rezervë analoge dhe aftësi për të menaxhuar ndërprerjet dixhitale me mjete jo-dixhitale, për t’i dhënë njerëzve mundësi të funksionojnë edhe në kushtet më ekstreme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...