Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë do të vendoset në Grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Ndryshe nga Japonia dhe Tunizia, dy ekipe që Kombëtarja kuqezi nuk i ka përballur kurrë, Holanda nuk është një kundërshtar aq i panjohur.

Shqipëria është përballur katër herë me “Tulipanët” dhe në të katërta përballjet është mposhtur.

Dy të parat kanë qenë në Kualifikueset për Botërorin 1966, ku kuqezinjtë janë mposhtur në të dyja takimet 2-0.

Dy takimet e tjera datojnë në vitet 2006-2007, për Kualifikueset e EURO 2008. Në takimin e luajtur në Amsterdam, “Tulipanët” triumfuan 2-1, ku për kuqezinjtë shënoi Debatik Curri, ndërsa në takimin e kthimit në Tiranë, u mposhtëm 0-1.

Përpara se Shqipëria të shkojë në Botëror, do të ketë përpara dy pengesa, Polonia më 26 mars dhe në rast triumfi, fituesin e Ukrainë-Suedi më 31 mars

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...

Të rinj inovatorë nga Ballkani priten në Elbasan, në fokus start-up-et për riciklimin e veshjeve

Një grup të rinjsh inovatorë nga Ballkani, të angazhuar...